Sulmet e Berishës ndaj Ballukut: Strategji politike apo presion ndaj mazhorancës?

Nga Vladimir Mucaj

Sulmet e Sali Berishës ndaj Belinda Ballukut nuk janë thjesht një debat verbal politik, por një lëvizje strategjike me ndikim të drejtpërdrejtë në fushën elektorale dhe imazhin e Partisë Socialiste. Balluku, si drejtuesja politike e PS në qarkun e Fierit është një nga figurat më të dukshme të PS dhe një nga garantët e implementimit të politikave qeveritare në qarqe kyçe.

Qëllimi i sulmeve eshte i dyfish: për të goditur imazhin e Ballukut si lider i PS ne qarkun Fier dhe, në mënyrë indirekte, për të dëmtuar reputacionin e mazhorancës. Fieri është një qark me rëndësi strategjike, dhe çdo presion politik ndaj figurës kryesore lokale të PS është një mënyrë për të krijuar pasiguri dhe për të destabilizuar edhe vete partine socialiste ne kete qark.

Përtej arsyes elektorale, sulmet e Berishës per pozitat e saj si ish Zvendeskryeministre dhe ministre infrastruktures dhe energjitike ,synojne të krijojne perceptimin e paaftësisë dhe të keqmenaxhimit të qeverisë, duke e kthyer figurën e saj në simbol të “problemeve të mazhorancës”.

Megjithatë, kjo është një lloj strategjie e njohur në politikën shqiptare: sulmi ndaj figurave kyçe të PS përdoret për të mobilizuar bazën elektorale, për të fituar vëmendje mediatike dhe për të rritur presionin mbi mazhorancën. Problemi është se kjo shpesh tejkalon debatet mbi politika konkrete dhe kthehet në një luftë personale që dobëson nivelin e diskutimit publik.

Në këtë kontekst, Balluku nuk është vetëm një objekt kritikash, por një simbol i forcës së PS në qarkun më të rëndësishëm të Fierit dhe një test për stabilitetin e mazhorancës. Sulmet e Berishës tregojnë më shumë për strategjinë e opozitës sesa për performancën reale të ministres: Janë pjesë e një lojë të madhe politike që synon të ndikojë publikun dhe të destabilizojë avantazhin e PS në qarqet kyçe.

Në fund, kjo përplasja mes Berishës dhe Ballukut është një shembull klasik i politikës shqiptare, ku figurat e forta të mazhorancës shndërrohen në objekt të sulmeve për të fituar terren elektoral, ndërsa debati mbi politika konkrete shpesh humbet në retorikën e fortë dhe akuzat personale