29 familje në nevojë në Roskovec, do të strehohen në banesa sociale. Enti Kombëtar i Banesave, në bashkëpunim me Bashkinë Roskovec, po finalizon ndërtimin e një objekti me 6 kate banimi. Punimet kanë përfunduar dhe objekti është pothuajse gati për t’u dorëzuar tek familjet përfituese. Ky investim është realizuar me fondet e Entit Kombëtar të Banesave.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ndau në rrjete sociale pamje nga godina e re, që përfshin 2400 m² ndërtim, me 29 apartamente të tipit 1+1 dhe 2+1, të ndërtuara me standarde bashkëkohore. Ai e cilësoi këtë investim, një tjetër shembull konkret bashkëpunimi me pushtetin vendor, në funksion të mbështetjes sociale dhe strehimit të familjeve në nevojë.