Ballina Shqiperia ime SPAK publikon numrin e gjelbër, ku të denonconi krimet zgjedhore gjatë ditës...

SPAK publikon numrin e gjelbër, ku të denonconi krimet zgjedhore gjatë ditës së votimeve

Struktura e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka publikuar numrin e telefonit ku gjatë ditës së diel qytetarët mund të denoncojnë rastet e paligjmërisë, të lidhura me zgjedhjet.

0800 04 05 është numri i vënë në dispozicion nga SPAK dhe do të jetë në shërbim falas në 11 maj përgjatë orarit zyrtar të votimit.

“Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, gjatë ditës së zgjedhjeve, nga ora 07:00 deri në 19:00, vë në dispozicion të qytetarëve numrin e gjelbër”, njofton SPAK përmes një postimi në rrjetet sociale.