Prokuroria e Posaçme ka marrë zyrtarisht të pandehur Erion Veliajn për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.
Burime bëjnë me dije se akuzat kryebashkiakut të Tiranës do t’i komunikohen ditën e nesërme më datë 23 korrik.
Mësohet se lidhur me këtë edhe avokatët dhe Veliajt janë njoftuar zyrtarisht nga Prokuroria e Posaçme.
Ajo që mbetet e paqartë është fakti nëse kryebashkiaku i Tiranës do të lërë për pak orë qelitë e paraburgimit në Durrës ku qëndron prej 11 shkurtit të këtij viti për t’u përballur me prokurorët e posaçëm, Altin Dumani dhe Ols Dado.
Ajo çfarë mbetet e paqartë është nëse SPAK do ta përcjellë dosjen për në Gjykatën e Posaçme apo do të shtyjë afatet e hetimit.
Erion Veliaj mbahet në paraburgim prej 10 shkurtit të këtij viti. Ai po hetohet bashkë me bashkëshorten Ajola Xoxa dhe 6 biznesmenë.
Njëri prej tyre, Elman Abule, i cili mbahet në masën e sigurisë të arrestit në shtëpi, mësohet se është paraqitur këtë të martë në SPAK, ku është njohur zyrtarisht me akuzat që rëndojnë.
“Afati i fundit është data 30 korrik për mbylljen e hetimeve, dhe kjo është faza kur i komunikohen akuza zyrtarisht dhe palët kanë të drejtë brenda 10 ditëve të paraqesin prapësime me MEMO”