Ballina Shqiperia ime SPAK mbyll hetimet per Ilir Meten dhe Kryemadhin, nis njohja e të...

SPAK mbyll hetimet per Ilir Meten dhe Kryemadhin, nis njohja e të pandehurve me akuzat!

Mbyllen hetimet për dosjen “Meta” , ndërsa nis paraqitja e të pandehurve që janë thirrur për t’u njohur me përfundimin e hetimeve.

Sot, po ashtu, paraqitet Fatime Kryemadhi, e ëma e Monika Kryemadhit, e cila pritet të paraqitet të mërkurën.

Ndërkaq, këtë të hënë është parashikuar që t’i komunikohet mbyllja e hetimeve dhe Pirro Xhixhos.
Ndërsa, për ish-presidentin Meta nuk dihet ende kur do t’i komunikohet mbyllja e hetimeve.

Avokati i tij, Kujtim Cakrani deri më tani nuk ka dijeni dhe njoftim nga SPAK-u.