Ballina Shqiperia ime SPAK mbyll hetimet, merr të pandehur Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin

SPAK mbyll hetimet, merr të pandehur Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin

SPAK përfundon hetimet për dosjen CEZ-DIA, lobimin e ish-LSI ne SHBA dhe hetimin pasuror ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.

Ish-çifti Meta-Kryemadhi që u divorcuan pak kohë më parë janë hetuar për korrupsuon, pastrim parash e mosdeklarim e fshehje pasurie.

Kryemadhit iu komunikuan akuzat ne mesditë nga SPAK ndersa ish-presidentit Meta pritet ti komunikohen akuzat ne oren 14:00.Akuzat do t’i komunikohen edhe personave të tjerë të eskpozuar në këtë dosje, Ema Çoku e Pirro Xhixho.

Brenda pak dite SPAK pritet të dergojë dosjen në gjykatë ku në seance paraprake GJKKO do të vendose nëse ceshtja do të kalojë për gjykim, kthehet pas për plotesim apo pushohet