SPAK mori zyrtarisht të pandehur Erion Veliajn për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë. Mesohet se akuzat do t’i komunikohet sot dhe se avokatët dhe Veliaj janë njoftuar zyrtarisht nga Prokuroria e Posaçme.
Nuk dihet nëse kryebashkiaku i Tiranës do të lërë për pak orë qelitë e paraburgimit në Durrës për t’u përballur me prokurorët e posaçëm, Altin Dumani dhe Ols Dado.
Ajo çfarë mbetet e paqartë është nëse SPAK do ta përcjellë dosjen për në Gjykatën e Posaçme apo do të shtyjë afatet e hetimit.
Erion Veliaj mbahet në paraburgim prej 10 shkurtit të këtij viti.
Ai po hetohet bashkë me bashkëshorten Ajola Xoxa dhe 6 biznesmenë për akuzat e korrupsionit, fshehje pasurie dhe pastrim parash.
Ditën e djeshme u mor i pandehur dhe iu komunikuan akuzat dhe biznesmenit Abule.