Ballina Aktualitet Sot, 28 Nëntori – Rama publikon foton simbolike dhe uron shqiptarët për...

Sot, 28 Nëntori – Rama publikon foton simbolike dhe uron shqiptarët për Ditën e Pavarësisë

Kryeministri Edi Rama ka uruar sot të gjithë shqiptarët me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka ndarë një foto të veçantë me simbole kombëtare, duke e shoqëruar me një urim të shkurtër, por domethënës për këtë ditë historike.

Në këtë datë, e cila shënon shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912, institucionet dhe qytetet në mbarë vendin janë dekoruar me flamurin kuqezi, ndërsa aktivitetet festive kanë nisur që në orët e para të mëngjesit.