Ballina Aktualitet S’ka pushime! Rama mesazh deputetëve dhe drejtuesve të Bashkisë

S’ka pushime! Rama mesazh deputetëve dhe drejtuesve të Bashkisë

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë pasdite deputetët e zgjedhur nga 11 maji për qarkun e Tiranës dhe drejtuesit e Bashkisë së kryeqytetitTakimi po zhvillohet në ambientet e një hoteli në Tiranë, ndërsa disa deputetë nuk kanë arritur dot të jenë të pranishëm, pasi janë ende në Parlament.

Burime nga mbledhja me dyer të mbyllura bëjnë me dije se Rama u ka kërkuar deputetëve dhe drejtuesve të bashkisë që të dalin në terren, të takojnë qytetarët për zgjedhje.Mësohet se Rama u ka thënë të pranishmëve që nuk dihet nëse do të ketë zgjedhje për Tiranën, ndërsa nuk ka shprehur pakënaqësi për situatën në këtë qark.