Pas arratisjes së të dënuarit Altin Ndocit nga spitali, autoritetet kanë ndërmarrë masa të menjëhershme për forcimin e sigurisë në sistemin penitenciar. Si pjesë e këtyre masave, ka nisur transferimi i personave me rrezikshmëri të lartë nga institucionet e vuajtjes së dënimit në Durrës drejt burgut të Fierit.
Burime zyrtare bëjnë me dije se lëvizja e të dënuarve po kryhet nën masa të rrepta sigurie, me qëllim parandalimin e ngjarjeve të ngjashme dhe rritjen e kontrollit mbi personat me precedentë të rëndë penalë. Burgu i Fierit konsiderohet një strukturë me kapacitete më të përshtatshme sigurie për këtë kategori të dënuarish.










