Shtëpia e barit në fshatin Vadhizë, Prokuroria e Fierit nis hetimet për katër vepra penale ndaj pronarit dhe specialistit teknik të OSHEE
Prokuroria pranë Shkallës së Parë e Juridiksionit tëPërgjithshëm Fier nis hetimet për veprat penale “Prodhimi dheshitja e lëndëve narkotike”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike” tëparashikuara nga nenet 283/1, 284/1 dhe 137/1 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit I.G. dhe “Shpërdorimi i detyrës”, e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, në ngarkim tështetasit R.M.
Ky procedim ka filluar mbi bazën e njoftimit të marrë në datë25.05.2025, lidhur me ndalimin e shtetasit P.G. në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nëautomjetin që ky shtetas drejtonte, është konstatuar një sasilënde bimore e dyshuar si lëndë narkotike e llojit cannabis sativa. Nga policia gjyqësore është ushtruar kontroll nëbanesën e këtij shtetasi, e ndodhur në fshatin Vadhizë, Bashkia Fier, gjatë së cilit është konstatuar përshtatja e ambienteve të shtëpisë në një shtëpi bari, ku njëkohësishtbanonte edhe familja.
Gjatë këqyrjes së banesës janë gjetur bimë narkotike tëkultivuara për të cilat ishte vendosur sistem ngrohje, aspirimidhe ventilimi, fidanë të bimëve narkotike, një sasi lëndenarkotike, si edhe fara të dyshuara të bimëve narkotike. Gjithashtu, është konstatuar lidhja e paligjshme e energjisëelektrike duke u ndërhyrë për të siguruar që të mos matejenergjia që përdorej për rritjen e bimëve.
Policia gjyqësore ka kryer arrestimin në flagrancë të shtetasitI.G. dhe të specialistit teknik të terrenit të OSHEE-së qëmbulon zonën, R.M.
Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të të gjithë personave që kryejnë vepra penale në fushën e narkotikëve, si dhe që gjatë ushtrimit të detyrës kryejnë veprime në kundërshtim me ligjin.