Ballina Shqiperia ime Shqipëria- Një makine për çdo familje– Durrësi kryeson,Fieri në mes, Korca ne...

Shqipëria- Një makine për çdo familje– Durrësi kryeson,Fieri në mes, Korca ne fund

Sipas të dhënave më të fundit të DPSHTRR, numri i mjeteve në vend ka arritur në mbi 1 milionë, nga të cilat mbi 810 mijë janë autovetura për pasagjerë. Kjo shifër përkthehet në një raport prej rreth 1.07 makine për familje, duke treguar një nivel të lartë motorizimi për një vend me popullsi të vogël si Shqipëria.

Nëse në nivel kombëtar duket se çdo familje ka tashmë një automjet, të dhënat sipas qarqeve tregojnë dallime të mëdha:

  • Durrësi rezulton qarku më i motorizuar, me 301 makina për 1,000 banorë, një nivel që lidhet me zhvillimin urban, aktivitetin turistik dhe fuqinë ekonomike të zonës.
  • Pas tij renditet Lezha me 287 makina për 1,000 banorë, ndërsa Gjirokastra ka një tregues të lartë prej 263 makinash për 1,000 banorë.
  • Fieri ndodhet në nivel mesatar me 214 makina për 1,000 banorë, duke u renditur mbi Berat, Kukësin apo Elbasanin, por larg treguesve të qarqeve më të motorizuara.
  • Në krahun tjetër të tabelës qëndrojnë Korça me vetëm 165 makina për 1,000 banorë dhe Elbasani me 173, që shënojnë prapambetje të dukshme në krahasim me qarqet e tjera.
  • Tirana, ndonëse kryeqytet dhe qendër ekonomike, ka 241 makina për 1,000 banorë, një nivel mesatar, por me ndikim shumë më të madh në qarkullim për shkak të dendësisë së popullsisë dhe fluksit të lartë të mjeteve që vijnë çdo ditë nga qarqet përreth.

Kjo rritje e motorizimit tregon ,jo vetëm një rritje të standardeve të jetesës, por edhe një sfidë për infrastrukturën rrugore dhe transportin publik. Ekspertët paralajmërojnë se nëse nuk merren masa për menaxhimin e trafikut dhe zhvillimin e transportit të qëndrueshëm, kryeqyteti dhe zonat urbane të mëdha do të përballen me bllokime gjithnjë e më të shpeshta, ndotje dhe kosto të larta sociale.