Shpërthim në një pikë karburanti , 2 të lënduar

Shpërthim në një pikë karburanti , 2 të lënduar

317
SHPËRNDAJE

Dy persona janë lënduar në një pikë karburanti në kryeytet.  Një shpërthim ka ndodhur në një karburant në rrugën Bardhyl në kryeqytet e si pasojë janë lënduar dy persona.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 04.11.2023, rreth orës 13:30, në Rrugën Bardhyl, gjatë kohës që ka qenë duke u funizuar një karburant me benzinë, nga një autobot, ka ndodhur një shpërthim.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi Miklovan Çollaku  (menaxher) dhe shtetasi Myrto Kadiu  (shoferi i autobotit), të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

S'KA KOMENTE