Ballina Shqiperia ime Shpallet në kërkim 26-vjeçari në Mallakastër, dyshohet se pl*gosi me th*kë një...

Shpallet në kërkim 26-vjeçari në Mallakastër, dyshohet se pl*gosi me th*kë një 45-vjeçar

Fier — Drejtoria Vendore e Policisë Fier njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër kanë shpallur në kërkim shtetasin M. B., 26 vjeç.

I riu dyshohet se për motive të dobëta ka plagosur lehtë me mjet prerës një 45-vjeçar. Ky i fundit pasi mori ndihmën mjekësore në spital, është larguar për në banesë.

Policia bën me dije se vijon puna për kapjen e autorit, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.