Sot, 7 Marsi, shkollat shqiptare e festojnë Ditën e Mësuesit, ndërsa të dhënat e fundit tregojnë se raporti mes nxënësve dhe mësuesve ndryshon ndjeshëm nga një qark në tjetrin dhe sipas llojit të arsimit. Në gjimnazet publike, qarqet më të mëdha kanë klasat më të mbushura. Durrësi ka rreth 14 nxënës për një mësues, Tirana rreth 13, ndërsa Elbasani dhe Fieri 11-12 nxënës për mësues. Në qarqet më të vogla, si Gjirokastra dhe Lezha, raporti është më i ulët, me 8-9 nxënës për mësues, ndërsa Korça, Kukësi dhe Berati raportojnë 10-11 nxënës për mësues.
Në arsimin privat, raporti është zakonisht më i ulët, me Tiranën ku ka rreth 8 nxënës për mësues dhe Durrësin dhe Elbasanin me rreth 9 nxënës për mësues. Në qarqe të tjera raporti varion nga 10 deri në 15 nxënës për mësues, ndërsa në zona si Gjirokastra raporti është edhe më i ulët për shkak të numrit të vogël të nxënësve në sektorin privat.
Në Fier, situata pasqyron raportet mesatare kombëtare, me klasa pak më të vogla se në qarqet më të mëdha, duke ofruar mundësi për vëmendje më individuale ndaj nxënësve. Ky tregues pasqyron jo vetëm mbushjen e klasave, por edhe nivelin e mbështetjes që mund të marrë çdo nxënës gjatë procesit mësimor







