Ballina Aktualitet Shkarkohen 3 zv.ministra, hapet gara për kabinetin e ri qeveritar

Shkarkohen 3 zv.ministra, hapet gara për kabinetin e ri qeveritar

Me vendim të Këshillit të Ministrave, janë liruar nga detyra tre zëvendësministra të qeverisë, të cilët pritet që këtë muaj të marrin mandatin e ri si deputetë në Kuvend.

“Sipari” i shkarkimeve ka nisur në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, ku është larguar nga detyra zv.ministrja Ilva Gjuzi. E njëjta masë është marrë edhe për Ceno Klosin, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe për Romina Kukon, zëvendësministre e Brendshme.

Këto lëvizje janë vetëm hapi i parë i riformatimit të ekzekutivit, ndërsa kryeministri Edi Rama pritet të shpallë më 11 shtator, ora 10:00, gjatë mbledhjes së Asamblesë Socialiste, përbërjen e kabinetit të tij të katërt qeverisës.

Ndërkohë, ethet kanë nisur si mes ministrave aktualë, ashtu edhe mes figurave të reja që synojnë të bëhen pjesë e skuadrës së re qeveritare.