Ballina Shqiperia ime Shiu i rrembyeshem përmbyt rrugët e Vlorës

Shiu i rrembyeshem përmbyt rrugët e Vlorës

Reshje të dendura shiu përmbytin qytetin, shpallet gjendja e emergjencës

Qyteti i Vlorës është përfshirë nga reshje të dendura shiu, të cilat kanë nisur rreth 30 minuta më parë, duke shkaktuar përmbytje në disa zona urbane. Siç tregojnë pamjet nga terreni, niveli i ujit në rrugë është rritur ndjeshëm, duke vështirësuar qarkullimin dhe shkaktuar probleme për qytetarët dhe bizneset.

Përballë kësaj situate, Bashkia e Vlorës ka shpallur gjendjen e emergjencës, duke aktivizuar strukturat e emergjencave civile dhe grupet e punës në terren. Po punohet për normalizimin e situatës dhe për të evituar përkeqësimin e saj në orët në vijim.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të kufizojnë lëvizjet dhe të shmangin zonat me rrezik përmbytjeje, ndërsa apelojnë për bashkëpunim në përballimin e kësaj emergjence natyrore.