Ballina Shqiperia ime Sherri në Ksamil – Arrestohen 3 persona, procedohet një i mitur dhe...

Sherri në Ksamil – Arrestohen 3 persona, procedohet një i mitur dhe bashkëshortja e të dëmtuarit

Konflikti në Ksamil – Arrestohen 3 persona, procedohet një i mitur dhe bashkëshortja e të dëmtuarit

Tre persona janë arrestuar dhe një i mitur është proceduar penalisht në gjendje të lirë, në lidhje me konfliktin e dhunshëm të ndodhur një ditë më parë në plazhin publik të Ksamilit, ku u dhunua 46-vjeçari Albert Pashaj. Sipas policise ,në pranga kanë rënë shtetasit Agim Taraj (43 vjeç, banues në Berat), Silvjan Sulku (18 vjeç, nga Dibra) dhe Aldo Zeqiraj (35 vjeç, banues në Durrës). Ndërsa një 17-vjeçar nga Kamza është proceduar penalisht në gjendje të lirë, për shkak të moshës së mitur.

Njoftimi i Policisë:

Sipas Policisë së Sarandës, katër personat dyshohet se e kanë goditur me sende të forta 46-vjeçarin A. P., duke i shkaktuar dëmtime trupore, gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Gjithashtu, është proceduar penalisht edhe bashkëshortja e të dëmtuarit, shtetasja O. P., 40 vjeçe, e cila pas ngjarjes ka shkaktuar dëme materiale në ambientet e një “beach bar”-i që zotërohet nga një prej të arrestuarve.

Ngjarja ndodhi në sy të pushuesve dhe fëmijëve të familjes Pashaj, duke shkaktuar shqetësim të madh publik dhe reagime të forta në rrjetet sociale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për vijimin e hetimeve dhe marrjen e masave ligjore përkatëse.

Ngjarja është ende në hetim dhe priten zhvillime të mëtejshme