Sherr me thika , plagosen 2 të rinj

Sherr me thika , plagosen 2 të rinj

1133
SHPËRNDAJE


Dy të rinj kanë mbetur të plagosur në zonën e “5 Majit” në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë.

Burime bëjnë me dije se te Zgara Korçare te lagjia “5 Maji” janë grindur 3 djem që po lëviznin në këmbë me dy të tjerë që ishin në lëvizje me një makinë. Sherri ka nisur për shkaqe banale, “përse më ke zënë rrugën”.

Të rinjtë janë konfliktuar me sende të forta dhe dy prej tyre janë dëmtuar, një në krah e tjetri në këmbë, por nuk raportohet të kenë probleme për jetën.

Makina është bllokuar nga policia dhe po punohet për kapjen e të gjithë personave të përfshirë në konflikt. Janë dëmtuar me copa xhami.

Njoftimi i policisë:

Më datë 01.07.2023, rreth 20:15, në rrugën “5 Maji”, në afërsi të një shkolle private, shtetasi A. D., për motive të dobëta dyshohet se është konfliktuar me shtetasit E. Sh., 29 vjeç, dhe J. Ç., 26 vjeç, dhe më pas ka braktisur automjetin e tij dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë janë dëmtuar lehtë me mjet prerës (xham) shtetasit E. Sh., dhe J. Ç., të cilët kanë kaluar për mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të konfliktit.

S'KA KOMENTE