Ballina Shqiperia ime Sherr i dh*nshëm në Ksamil, pushuesi g*ditet në sy të familjes (VIDEO)

Sherr i dh*nshëm në Ksamil, pushuesi g*ditet në sy të familjes (VIDEO)

Një incident i rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në një nga plazhet e Ksamilit, ku një pushues është dhunuar fizikisht në sy të fëmijëve dhe bashkëshortes së tij.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është goditur disa herë me grushte nga një shtetas tjetër, për arsye ende të paqarta. Në pamjet që po qarkullojnë në rrjet, pushuesi shfaqet me lëndime në kokë, ndërsa dëgjohet edhe zëri i bashkëshortes së tij që i drejtohet autorit të dhunës me fjalët: “O o plehrë, çfarë ke bërë… do ta shikosh”.

Autori i sulmit është shoqëruar nga policia për veprime të mëtejshme, ndërsa pritet një njoftim zyrtar për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.