Sekuestrohen 204 pako me mallra të kontrabanduara me vlerë rreth 15 000...

Sekuestrohen 204 pako me mallra të kontrabanduara me vlerë rreth 15 000 euro, pranga dy punonjësve të një poste private

122
SHPËRNDAJE

Policia e Tiranës ka arrestuar 2 shtetas, punonjës të një poste private që magazinonte dhe shpërndante mallra të kontrabanduara, ndërsa është shpallur në lërkim administratori i kësaj poste.

Si rezultat i këtij operacioni u vunë në pranga shtetasit Xh. Z., 28 vjeç dhe F. B., 28 vjeç, banues në Tiranë, punonjës të një poste private. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi L. S., 30 vjeç, banues në Tiranë, administrator i kësaj poste.

Në rrugën “5 Maji”, gjatë kontrollit të magazinave të postës private me administrator shtetasin L. S., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 204 pako me mallra të ndryshme, pa fatura tatimore shoqëruese apo deklarata doganore për origjinën e mallrave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

S'KA KOMENTE