Në mesditë sekretari i Qendrës së Votimit 3209/1 në Topojë të Fierit, ka marrë edhe vulën me vete duke bllokuar procesin e votimit. Pas disa momentesh tensioni, në një intervistë për T/CH ,sekretari tregon se u udhëzua nga strukturat e PD që përfaqëson në komision për të vepruar në atë formë.
“Kishte votime familjare, patronazhistë ndaj u largova, mora udhëzimin e strukturave”-tha ai.