Sa kartëmonedha Lek qarkullojnë zyrtarisht në Shqipëri? 

Sa kartëmonedha Lek qarkullojnë zyrtarisht në Shqipëri? 

225
SHPËRNDAJE

Në fund të vitit 2022, rezultuan rreth 161 milionë copë kartëmonedha shqiptare në qarkullim, me vlerë rreth 394.7 miliardë lekë. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, në krahasim me vitin 2021, numri i kartëmonedhave në qarkullim është rritur me rreth 7.5 milionë copë (4.9%), ndërsa vlera e tyre është rritur me 23 miliardë lekë (6%).

Vlera mesatare e një kartëmonedhe në qarkullim në fund të vitit 2022 arriti në 2448 lekë kundrejt 2421 lekësh në fund të vitit 2021. Rritja e vlerës mesatare të një kartëmonedhe në qarkullim vjen si pasojë e trendit që vazhdon të ndjekë struktura e parasë në qarkullim, në favor të kartëmonedhave me vlerë nominale 10000 Lekë, 5000 Lekë dhe 2000 Lekë.

Rritja lidhet me shtimin e kartmonedhave të reja gjatë vitit të fundit. Banka e Shqipërisë, në datën 17.1.2022, hodhi në qarkullim dy kartëmonedhat e fundit të serisë së re, 500 Lekë dhe 2000 Lekë.

Ndërkaq, në fund të vitit 2022, rezultuan 257 milionë copë monedha metalike kundrejt 241 milion copësh në fund të vitit 2021. Vlera e monedhave metalike në fund të vitit 2022 arriti 6.44 miliardë lekë, kundrejt 5.96 miliardë lekësh në fund të vitit 2021.

Duket se elementët e sigurisë të kartmonedhave shqiptare po kalojnë testin e sigurisë me sukses. Banka e Shqipërisë raporton shumë pak kartëmonedha false të sekuestruara, por gjithësesi të prodhuara në forma artizanale të nivelit të dobët dhe që në asnjë rast nuk kalojnë testin e paisjeve profesionale të identifikimit të imitimeve.

Ndërkaq, duket se kartmonedhat shqiptare kanë kaluar me sukses testin e sigurisë. Sipas Bankës së Shqipërisë, përgjatë vitit 2022, janë sekuestruar 343 copë kartëmonedha kombëtare të falsifikuara dhe 79 copë monedha metalike kombëtare të falsifikuara.

Koeficienti i kartëmonedhave të falsifikuara për 1 milion copë kartëmonedha në qarkullim vijon të ngelet në vlera shumë të ulëta. Për vitin 2022, ky koeficient rezultoi në vlerën 2.2.

/SCAN

S'KA KOMENTE