Ballina Bota Rusia reagon për herë të parë ndaj sulmit izraelit mbi Iranin

Rusia reagon për herë të parë ndaj sulmit izraelit mbi Iranin

Ministria e Jashtme ruse ka reaguar ashpër ndaj sulmit ajror të Izraelit ndaj Iranit, duke e cilësuar atë si një veprim të paprovokuar dhe shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare.

Në një deklaratë zyrtare të bërë publike të premten, Moska dënoi goditjet që kishin në shënjestër objekte ushtarake dhe bërthamore iraniane, duke theksuar se këto veprime përbëjnë shkelje të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të parimeve të sovranitetit shtetëror.

“Sulmet ushtarake të paprovokuara kundër një shteti sovran, anëtar i OKB-së, qytetarëve të tij, qyteteve paqësore dhe infrastrukturës së energjisë bërthamore janë kategorikisht të papranueshme,” thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme ruse.

Reagimi i Rusisë vjen mes tensioneve në rritje në Lindjen e Mesme, pas një operacioni ajror në shkallë të gjerë të ndërmarrë nga Izraeli ndaj “dhjetëra” objektivave në Iran, të cilat u raportuan si objekte ushtarake dhe bërthamore.

Moska ka qenë tradicionalisht aleate e ngushtë e Teheranit dhe kundërshtare e ndërhyrjeve.