Ballina Bota Rruga nënujore lidh Danimarkën me Gjermaninë

Rruga nënujore lidh Danimarkën me Gjermaninë

Një tunel rekord nën Detin Baltik po ndërtohet midis Danimarkës dhe Gjermanisë. Me një gjatësi prej 18 kilometrash, Fehmarnbelt (Fi-marn- bhelt) do të jetë tuneli më i gjatë i parafabrikuar për rrugë dhe hekurudhë në botë.

90 Segmentet e tunelit po prodhohen në një fabrikë të posaçme në ishullin Lolland (Lol-en) në juglindje të Danimarkës. Secili segment është 217 metra i gjatë dhe peshon mbi 73,000 ton. Segmentet do të vendosen mbi fundin e detit dhe do të bashkohen me një saktësi prej 15 milimetrash sikurse te ishin nje loje LEGO.

Projekti ka një kosto prej rreth 7.4 miliardë eurosh dhe financohet kryesisht nga Danimarka, me mbështetje nga Bashkimi Evropian.

Pas përfundimit në vitin 2029, udhëtimi nga Rødbyhavn (Rhodby-haun) në Puttgarten (put- garden) do të zgjasë vetëm 10 minuta me makinë dhe 7 minuta me tren. Tuneli do të përgjysmojë kohën e udhëtimit mes Kopenhagës dhe Hamburgut nga 5 ore ne 2 ore e gjysme.

Tuneli pritet të përdoret nga më shumë se 12,000 makina dhe 100 trena çdo ditë. Përveç përmirësimit të transportit, ai synon të ulë emetimet e karbonit dhe të promovojë një lëvizje më të gjelbër. Projekti gjithashtu pritet të nxisë zhvillimin ekonomik të Lollandit, një nga rajonet më të varfra të Danimarkës. Banorët vendas e kanë pritur këtë projekt për vite me radhë. Tuneli konsiderohet një ndër investimet më të mëdha infrastrukturore në historinë e Evropës Veriore.