Rriten çmimet e fruta-perimeve në Fier, qytetarët: Të papërballueshme
Rritja e çmimeve të fruta-perimeve po ndjehet gjithnjë e më shumë në buxhetet familjare, teksa produktet bazë po shtrenjtohen nga java në javë. Një vëzhgim i kryer në tregjet e Fierit tregon se çmimet kanë arritur nivele të larta, duke rënduar ndjeshëm fuqinë blerëse të qytetarëve.
Në tregun qendror, një kilogram domate varion nga 250 deri në 350 lekë, ndërsa në njësitë tregtare në lagje arrin deri në 400 lekë/kg. Në zonat periferike, çmimi i domateve shkon deri në 550 lekë për kilogram.
Ndër produktet më të shtrenjta janë specat, të cilët tregtohen mbi 500 lekë/kg. Çmime të larta regjistrohen edhe për patëllxhanët, që kalojnë 370 lekë/kg, si dhe për produkte të tjera si brokoli, lulelakra, barbunjat dhe bizelet, të cilat sipas qytetarëve janë bërë të papërballueshme.
Qytetarë të ndryshëm shprehen se rritja e çmimeve është e ndjeshme, ndërsa theksojnë se për shkak të kostove të larta, po detyrohen të reduktojnë blerjet. Si pasojë, tregjet paraqiten më pak të frekuentuara, duke reflektuar një rënie të fuqisë blerëse










