Rritje e ndjeshme e çmimeve është vërejtur ditët e fundit në tregun e fruta-perimeve në Fier. Gjatë një vëzhgimi në terren, rezulton se disa produkte bazë kanë pësuar shtrenjtim të dukshëm.
Mashurkat po tregtohen deri në 500 lekë të reja për kilogram, ndërsa domatet e importit nga Turqia dhe Italia kushtojnë rreth 340 lekë/kg. Edhe specat kanë shënuar rritje, duke u shitur me 360 lekë/kg nderkohe 1 kg kastraveca shkonte ne 140 lek te reja
Tregtarët dhe qytetarët shprehen se një nga arsyet kryesore për këtë rritje është shtrenjtimi i karburanteve, që ka ndikuar drejtpërdrejt në kostot e transportit dhe furnizimit të produkteve në treg.










