Gjatë periudhës janar–korrik 2025, në Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike (ALPEX) janë tregtuar rreth 986 mijë MWh energji, me një vlerë totale transaksionesh prej 116 milionë eurosh.
Sipas të dhënave të Tregut të Ditës së Avancë, çmimi mesatar i energjisë është regjistruar në 120 euro/MWh, duke shënuar një rritje prej rreth 34% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Në të njëjtën kohë është vërejtur edhe një rritje e lehtë e volumit të tregtimit në krahasim me një vit më parë.
Ndërkohë, ALPEX ka raportuar edhe për Tregun e Ankandeve Brenda së Njëjtës Ditë, i cili u lançua në dhjetor 2024. Gjatë 7-mujorit të parë të këtij viti në këtë segment janë tregtuar 8140 MWh, me një çmim klerues mesatar prej 154 euro/MWh.
Vetë operatori e ka vlerësuar këtë mekanizëm si një hap të rëndësishëm për forcimin e tregut rajonal dhe për integrimin ndërkufitar, duke e përafruar Shqipërinë dhe Kosovën me standardet e Bashkimit Evropian.
ALPEX menaxhon tregun e organizuar me shumicë të energjisë elektrike për zonat e ofertimit të Shqipërisë dhe Kosovës.