Rreth 10 mijë emigrantë shqiptarë kanë kaluar pikën kufitare të Kakavijës gjatë orëve të fundit, duke u rikthyer drejt Greqisë pas përfundimit të festave të fundvitit. Fluksi i lartë ka sjellë radhë dhe pritje në kufi, ndërsa autoritetet kanë shtuar sportelet për përpunimin e lëvizjeve.
Ditën e sotme fermerët grekë do të rikthejnë bllokadat në rrugën kombëtara Kakavije-Janinë. Sipas palës greke, prej orës 19:00-22:00 (me orën greke) aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.










