Rrefehet Safet Gjici para trupit gjykues: “Substancën narkotike në zyrë ma dha...

Rrefehet Safet Gjici para trupit gjykues: “Substancën narkotike në zyrë ma dha Alma me bashkëpunëtorin e saj”

88
SHPËRNDAJE

Safet Gjici dëshmon në seancën gjyqësore në përfundim të konkluzioneve që u paraqitën nga avokati i tij.

Kam disa gjëra shtesë për të thënë përpos atyre që tha avokati. Përplasja ime me Abedin Orucin ka nisur që në vitin 2019 kur unë në cilësinë e kryetarit të bashkisë i hoqa atij rrethimin me kangjella hekur të sheshit para bashkisë sepse nuk ishte pronë e tij. Këtë gjë e provova në bazë të dokumetave në kadastër që ajo tokë nuk ishte e Abedin Orucit.

Behët fjalë për 9.3 dylym toke. Po ashtu unë nuk kam lejuar që Abedin Oruci të ndërtojë një objekt pa leje në afersi të liqenit të Kukësit. Po ashtu me Orucin kam pasur edhe përplasje fizike ditën që ka qenë në Kukës ambasadorja holandeze. Kam bërë kallëzim për Orucin, 5 akuza ka pasur në ngarkim të tij në prokurorin e Kukësit por kanë arritur që t’i pushojnë. Konflikti mes nesh ka qenë i hapur dhe ai e pagoi Alma Kacin në shenjë hakmarrje pse unë nuk e lashë të zaptonte pronat e bashkisë dhe të ndërtonte në mënyrë të paligjshme. Ai ka qenë 1 vit e ca në kërkim për çështjen e ndërtimeve pa leje. Abedin Oruci më ka sulmuar për shkak të detyrës, që nga 2019 pasi une s’kam pas asgjë personale kam bere vetem detyren. Kush me ka dhënë substance narkotike Alma Kaci me bashkëpunëtorin e saj pse këtë fakt nuk e heton prokuroria. Pse Alma pasi bëri videon ja dha Abedin Orucit, pse nuk eshte hetuar ky fakt, ndërkohë qe unë hetohem prej 6 muajsh a thua se kam krijuar organizate terroriste. Ku është premtimi qe i kam bere une Alma Kacit per projektin se nga telefoni im nuk doli asgjë ndërkohë që ajo kishte komunikuar me Orucin. Unë i thashë shko tek zëvendësi Almës por ajo as aty nuk e dorëzoi. Në buxhetin e 2023 ne nuk kishim të parashikur një gjë të tillë fond për qent. Ata me sulmuan pse nuk i lejova teë ndërtojnë pa leje dhe të përvetësojnë tokën. Unë kam marre dënimin më të madh. Dënimi është moral, u kërkoj falje familjareve të mi dhe qytetarëve të Kukesit. Oruci donte që të ikja unë dhe të vinte në zbatim projektët e tij, shkoni në Kukës  dhe shikoni si i kanë zaptuar pronat e bashkisë. Abedin Oruci ndër vite ka pas 25 çështje penale. Unë kërkoj pafajësi, sepse nuk kam shkel asnjë ligj”-u shpreh Gjici para trupit gjykues.

S'KA KOMENTE