Tragjedia në Shkodër merr përmasa edhe më të rënda. Konfirmohet se një nga personat e plagosur gjatë atentatit me armë zjarri ka ndërruar jetë në spital, duke e çuar në dy numrin e viktimave të kësaj ngjarjeje të rëndë.
Viktima e dytë është një nga personat që mbeti i plagosur nga breshëria e kallashnikovit që u qëllua mëngjesin e së dielës në afërsi të shkollës “Kole Idromeno”. Deri më tani, identiteti i plotë i viktimës së dytë nuk është bërë publik, ndërsa konfirmohet se kishte marrë plagë të rënda dhe nuk ka mundur t’i mbijetojë dot.
Kujtojmë se viktima e parë ishte Armando Pali, punonjës i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) dhe ish-anëtar i Këshillit Bashkiak. Në ngjarje mbetën të plagosur edhe Erogen Vaso (alias Brajoviq), një grua, kamariere në lokalin ku ndodhi sulmi dhe një person që ndodhej me Vason dhe Palin.
Autori i dyshuar i atentatit, Rakip Gila, 28 vjeç, është arrestuar nga Policia dhe ndodhet aktualisht në paraburgim.