Ministria e Financave thotë se zbatimi pengohet nga mungesa e miratimit të çmimeve të referencës për shitblerjen e apartamenteve nga Këshilli i Ministrave. Paketat me çmimet e reja janë dërguar për shqyrtim dhe sapo të miratohen, do të nisë rivlerësimi. Ky proces pritet të ulë barrën fiskale për pronarët që shesin apartamente dhe të stimulojë tregun e pasurive të paluajtshme.
Në korrik 2025, Ministria e Financave propozoi ndryshime në vendimin për çmimet e referencës, duke përfshirë zona të reja për rrethet dhe barazim të çmimeve për zonat rurale. Të gjitha ndryshimet janë shoqëruar me harta digjitale dhe tabela, dhe janë dërguar për miratim në Këshillin e Ministrave. Rishikimet e fundit parashikojnë një hartë të re me 176 zona kadastrale, ku për herë të parë përfshihen edhe fshatrat.










