Ballina Shqiperia ime “Reuters” ka publikuar një fotoreportazh dramatik nga zjarri ne Delvin

“Reuters” ka publikuar një fotoreportazh dramatik nga zjarri ne Delvin

Reuters ka publikuar një fotoreportazh dramatik nga Delvina, ku zjarret kanë përfshirë një pjesë të madhe të territorit, duke lënë pas vetëm tokë të djegur dhe shtëpi të braktisura. Pamjet tregojnë banorë të tronditur, të cilët shohin me dhimbje dhe pafuqishmëri teksa humbasin gjithçka përpara syve të tyre.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, zjarri që nisi në zonën e Finiqit është përhapur me shpejtësi drejt Delvinës, duke rrezikuar qytetin pas përfshirjes së fshatrave Pecë, Kranë, Krongj, Kardhikaq dhe Sirakat. Për të shmangur tragjedi, autoritetet kanë nisur evakuimin e banorëve në zonat më të rrezikuara.