Reshjet e shiut bllokojnë rrugët në Malësi të Madhe, uji prezent në oborret e shtëpive

Reshjet e dendura të shiut këtë mëngjes kanë shkaktuar probleme në Bashkinë e Malësisë së Madhe.Rrugët kryesore të qytetit u mbushën me ujë, ndërsa në disa lagje uji hyri edhe në oborret e shtëpive.

Si pasojë e prurjeve të shumta të përroit të “Thatë”, rruga që lidh fshatrat Kamicë dhe Flakë është bërë e pakalueshme.