Reshjet e para të dëborës për këtë sezon kanë mbërritur më herët se zakonisht, duke zbardhur zonat verilindore të vendit.
Prej orëve të paradites së sotme, bora ka nisur të bjerë në disa zona malore të qarqeve Kukës, Dibër dhe Pukë, kryesisht në lartësitë mbi 1000 metra mbi nivelin e detit.
Pamjet që vijnë nga tregojnë një peizazh të mbuluar nga dëbora, që megjithëse ka sjellë një pamje të bukur dimërore, ka shkaktuar edhe vështirësi për qarkullimin e mjeteve dhe banorët e zonave të thella.
Deri më tani nuk raportohen probleme serioze në rrugët nacionale, ndërsa rekomandohet kujdes i shtuar për drejtuesit e automjeteve që udhëtojnë drejt zonave malore.
Sipas parashikimeve meteorologjike, reshjet e dëborës pritet të jenë të përkohshme, por temperaturat do të mbeten të ulëta gjatë gjithë fundjavës, duke sinjalizuar një hyrje të hershme të motit të ftohtë në vend.