Sot jane hapur dyert e shkollave duke nisur keshtu viti ri shkollor në të gjitha shkollat nën juridiksionin e ZVAP Fier, me rreth 13 mijë nxënës. Nga këta, afërsisht 900 fëmijë do të ulen për herë të parë në bangat e shkollës.Në Mallakastër, këtë vit do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës 63 fëmijë, në Patos 140, ndërsa në Rroskovec 190.
Krahasuar me vitin shkollor 2019–2020, rënia është dramatike: atë vit, në të njëjtin territor numëroheshin 41,379 nxënës dhe 2,974 fëmijë të klasës së parë. Pra, aktualisht numri i nxënësve është tre herë më i ulët, një pasqyrë e ndryshimeve demografike dhe migracionit në rajon.