Ballina Shqiperia ime RAPORT ZYRTAR-Situata e Motit të Keq dhe Masat e Marra nga Strukturat...

RAPORT ZYRTAR-Situata e Motit të Keq dhe Masat e Marra nga Strukturat e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë

Prej mbrëmjes së djeshme, reshjet intensive të shiut kanë prekur të gjithë territorin e vendit, me ndikim më të lartë në zonat veriore dhe verilindore. Strukturat nën varësinë e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar në monitorimin në kohë reale të situatës dhe po vijojnë ndërhyrjet në terren me kapacitete të plota, në koordinim me institucionet e tjera përgjegjëse.

Ekipet e ARRSH dhe OSSH ndodhen në të gjitha zonat problematike për të garantuar qarkullim të sigurt dhe furnizim të pandërprerë me energji elektrike për qytetarët.

1. SITUATA NË AKSET RRUGORE

Zona Veriore dhe Verilindore

Në qarkun e Tropojës, Kukësit dhe aksin Skurraj–Burrel reshjet e shiut të shoqëruara me erëra të forta kanë shkaktuar rënie gurësh dhe inertesh në trupin e rrugës.

• Ekipet e mirëmbajtjes kanë ndërhyrë menjëherë dhe qarkullimi vijon normalisht, pa bllokime.

Aksi Laç – Ura e Drojës

Dalin nga shtrati i përroit ka përmbytur një segment të rrugës.

• Po kryhet largimi i ujit nga karrexhata dhe pritet rikthimi i qarkullimit normal në vijim.

Aksi Ersekë – Leskovik – 3 Urat

• Janë regjistruar rënie inertesh në disa segmente.

• Kompanitë e mirëmbajtjes kanë kryer pastrimin e rrugës dhe vijojnë punën për garantimin e lëvizjes së sigurt.

• Mjetet dhe grupet e punës mbeten në gatishmëri për ndërhyrje të mëtejshme.

2. FURNIZIMI ME ENERGJI ELEKTRIKE

Gjendja në Rrjetin e Shpërndarjes

• OSSH ka angazhuar rreth 1500 punonjës në menaxhimin e situatës.

• Aktualisht janë jashtë pune 26 fidera të tensionit të mesëm.

• Krahasuar me orët e para të reshjeve, furnizimi me energji është përmirësuar me rreth 70% në rang vendi.

• Në rajonet Shkodër, Dibër, Durrës, Vlorë dhe Berat furnizimi është plotësisht i normalizuar.

• Rrjeti që furnizon hidrovorët është plotësisht funksional.

Rrjeti i Transmetimit

• Nuk raportohen avari apo defekte.

• Të gjitha linjat 400 kV, 220 kV dhe 110 kV operojnë normalisht.

Situata në Kaskadën e Drinit

• Pasditen e sotme pritet një front i dytë reshjesh me intensitet të lartë në basenin e lumit Drin.

• Parashikohen reshje deri në 80 mm në basenin e Fierzës dhe deri në 130 mm në basenin Koman–Vau i Dejës.

• Në disa pika priten reshje edhe më intensive.

• Situata është nën kontroll të plotë dhe grupet operative ndodhen në gadishmëri maksimale.

3. FURNIZIMI ME UJË TË PIJSHËM

• Furnizimi me ujë është i qëndrueshëm në rang vendi.

• Nuk ka ndërprerje energjie në stacionet e pompave, të cilat funksionojnë normalisht.

• Në sistemet me gravitet janë marrë masat për menaxhimin e turbullirës gjatë klorinimit.

• Janë në gadishmëri 40 grupe pune dhe mbi 50 mjete operacionale, të mbështetura nga ekipet e ujësjellës-kanalizimeve.

4. PORTET DHE AEROPORTI

Portet Detare

• Porti i Durrësit: Situata është e qëndrueshme. Tragetet janë akostuar dhe përpunimi i anijeve vijon normalisht.

• Porti i Sarandës: Nuk raportohen problematika. Lëvizjet drejt Korfuzit vijojnë sipas orarit.

Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”

• Operimet vazhdojnë normalisht, pa vonesa dhe pa raportime për probleme teknike.

PËRFUNDIM

Të gjitha strukturat e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë mbeten të angazhuara në menaxhimin e situatës së krijuar nga moti i keq. Monitorimi vijon me intensitet të shtuar, me fokus të veçantë në zonat me risk të lartë, sidomos në basenin e lumit Drin, përgjatë orëve në vijim