Ballina Aktualitet Rama:“Kamera inteligjente si Emiratet e Bashkuara”-Jemi vonuar nga burokracitë

Rama:“Kamera inteligjente si Emiratet e Bashkuara”-Jemi vonuar nga burokracitë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se projekti i kamerave inteligjente për monitorimin publik do të nisë së zbatuari shumë shpejt, pasi ka pësuar vonesa për shkak të pengesave burokratike. Sipas tij, Shqipëria do ta marrë këtë sistem direkt nga Emiratet e Bashkuara, të cilat e kanë implementuar me sukses.

Ai foli për herë të parë edhe mbi atentatin e ndodhur në Rinas më 11 nëntor, ku tha se do të ishte zbardhur në kohë reale nëse sistemi do të ishte implementuar. 

Edi Rama: Projekti i monitorimit të kamera inteligjente do të vijojë të zbatohet shumë shpejt, është vonuar për shkak të pengesave burokratike. Do ta marrim nga Emiratet e Bashkuara që tashmë e kanë implementuar, nuk mund të hedhësh asnjë mbeturinë në tokë sepse identifikohesh.

8 muaj na kanë marrë burokracitë. Emiratet nuk ia kanë dhënë dikujt tjetër këtë projekt, na e kanë dhënë vetëm ne. Kërkon 12 muaj të implementohet

Ngjarja në Rinas duhet të ishte zbardhur në kohë reale  nëse do të kishim sistemin funksional. Jo vetëm zbulimi, por parandalon ë mënyrë të frikshme ngjarjet në shkelje të sigurisë dhe rendit publik.