Ballina Aktualitet Rama: Zgjedhjet në Shqipëri, vullnet 100% i popullit shqiptar! Procesi zgjedhor në...

Rama: Zgjedhjet në Shqipëri, vullnet 100% i popullit shqiptar! Procesi zgjedhor në pajtim me standardet e OSBE—ODIHR

Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës për mediat me homologen daneze, u pyet për raportin e BE-së për Shqipërinë.

Një gazetar i huaj i tha kryeministrit Edi Rama se BE, në lidhje me Shqipërinë, ka folur për “lojë të pabarabartë” në zgjedhje. Por, Rama tha se rreshtat janë shkëputur nga një pasazh i gjatë, ku në tërësi flitet pozitivisht për procesin zgjedhor në Shqipëri. Rama tha se procesi zgjedhor në Shqipëri ishte 100 përqind vullnet i popullit shqiptar.

Edi Rama: Më duhet të them që ajo çfarë cituat janë pak fjali të një deklarate shumë më të gjatë, ku praktikisht përshëndeti zgjedhjet shqiptare. Raporti i është referuar kritikave të raportit paraprak, që ka nevojë për shqyrtim e doja të thosha se zgjedhjet shqiptare janë shprehje e vullnetit të popullit shqiptar 100 përqind. Kritikat duhet të përmirësohen, nuk ka diskutim. Procesi ynë zgjedhor nuk është si në Danimarkë, por është në pajtim me standardet e OSBE—ODIHR.