Ballina Shqiperia ime Rama zgjedh Taulant Ballen kreun e ri të Grupit Parlamentar të PS,dhe...

Rama zgjedh Taulant Ballen kreun e ri të Grupit Parlamentar të PS,dhe Niko Peleshin Kreun e Kuvendit te ri

Kreu i Grupit parlamentar të PS në madnatin e ri të socialistëve do të jetë Taulant Balla.Kryeministri Edi Rama ka shpallur sot emrat e drejtuesve të rinj në strukturat kryesore parlamentare të Partisë Socialiste, pas fitores në zgjedhjet e 11 majit.

Taulant Balla është zgjedhur kryetar i Grupit Parlamentar të PS-së, duke marrë drejtimin politik të shumicës në Kuvend, ndërsa Niko Peleshi do të mbajë postin e kryetarit të ri të Kuvendit të Shqipërisë.

Ky vendim u komunikua gjatë mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste, ku Rama prezantoi edhe kabinetin e ri qeveritar dhe prioritetet e mandatit të katërt. Zgjedhjet për drejtuesit e rinj vijnë në prag të seancës së parë të legjislaturës së re, që do të zhvillohet më 12 shtator, kur qeveria do t’i nënshtrohet votëbesimit në Parlament.