Ballina Shqiperia ime Rama sulmon partitë e vogla

Rama sulmon partitë e vogla

Edi Rama: Bufi thotë se më 12 maj do të shkrijë SPAK

Do të thotë se drejtësia do të kthehet në kënetën e bufit. Dmth kur vriten 4 qytetarë poshtë zyrës së bufit, do të kthehen sportelet që njerëzit do të copëtohen në radha dhe emigrantët do të vijnë këtu në vend për të marrë shërbime.

Sa për lekët, e dini ju, si janë. 6 mln dollarë për të pastruar imazhin e bufit dalin për të tjera sdalin. Ata më të rinjtë, thonë se po na erdhi ne në dorë kjo punë do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme ndërkohë që ne presim që të hyjmë në BE të marrim pasaportën evropiane dhe të marrim një buxhet ekstra. Po të hyjmë në BE, 300 mln në vit janë vetëm për bujqësinë.

Ne duam të hyjmë në BE ata thonë do të shkojmë në zgjedhje.

Dmth e kishim një ndjesë pastë LSI që na u ngatërrua nëpër këmbë dhe u kthye në nyje në fyt për shqiptarët, tani në vend që ta kujtojmë për 1 Majin meqë është dita e punëtorëve e të themi shyqyr shpëtuam nga pengmarrësit e vegjël, të rinjtë. Ca të rinjsh, të rinj në moshë po,  por në program s’kanë lidhje fare që kur thonë do shkojnë në zgjedhje të parakohshme.