Kryeministri Edi Rama do të jetë kete te shtune në Fier, ku në orën 16:30, në sallën e Teatrit “Bylis”, do të zhvillohet Asambleja e zgjeruar e Partisë Socialiste për Fierin.
Në fokus të këtij takimi pritet të jetë forcimi i strukturave të PS-së, si dhe procesi i zgjedhjeve të reja brenda partisë. Gjithashtu, pjesë e diskutimeve do të jetë edhe platforma organizative dhe përgatitjet për zgjedhjet vendore.
Takimi vjen në kuadër të riorganizimit të strukturave dhe mobilizimit të bazës për sfidat e ardhshme elektorale.










