Qeveria prezantoi reformën për mbrojtjen e territorit ku paralajmëruan një sërë masash për ndërtuesit që devijojnë projektet apo edhe zjarrvënësit. Gjatë prezantimit, Kryeministri Edi Rama u shpreh se sipërmarrësit nuk do të mund të shesin banesa pa u pajisur me certifikatën e përdorimit.Qeveria nuk do të lejojë shitjen e banesave pa u marrë më parë ajo që e quajti certifikata e përdorimit.
Gjatë prezantimit të reformës për mbrojtjen e territorit, Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se asnjë objekt në ndërtim nuk do të mund gjithashtu të lidhë as ujin dhe dritat pa u pajisur me dokumentet e nevojshme.Kreu i qeverisë prezantoi të ashtuquajturën listë e zezë, ku sipërmarrës dhe arkitektë që devijojnë nga projektet nuk do të marrin më leje ndërtimi.Rama Iu rikthye dhe një herë aksionit për lirimin e hapësirave publike, ku paralajmëroi se do të zgjasë për një kohë të gjatë.
Ndërkaq, kreu i qeverisë kërkoi që në Kodin e Ri Penal të ashpërsohen masat ndaj zjarrvënësve të qëllimshëm, duke kërkuar serish që ky krim të vlerësohet njësoj si një vrasje.