Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria është sot një vend i sigurt, gjatë një takimi me operatorët turistikë në Vlorë.
Ai ndau edhe një episod nga një bisedë me miq të tij që jetojnë në Londër, të cilët, sipas Ramës, janë surprizuar nga niveli i sigurisë në kryeqytet.
“Shqipëria është një vend ku jetohet me siguri… dje isha në Dhërmi me disa miq, jo me Ivankën kuptohet, se e bënë sikur vjen në Vlorë çdo dy muaj. Do vijë ajo çdo dy muaj në Vlorë, por nuk jemi akoma në këtë fazë. Ata po më thonin që nuk e mendonin kurrë që mund të dilje në Tiranë natën dhe të ndjeje siguri të plotë, ata vinin nga Londra”, u shpreh Rama.
Kreu i qeverisë ironizoi lajmet për praninë e Ivanka Trump në Vlorë këtë fundjavë, duke theksuar se ajo nuk ndodhej në Shqipëri, ndërsa shtoi me humor se në të ardhmen mund të jetë një vizitore e shpeshtë.










