Rama “shpërthen” ndaj opozitës

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me publikimin e radhës të podcastit “Flasim”, ku ka folur për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe akuzat e opozitës.

Ai theksoi se pretendimet për bllokimin e negociatave janë të pavërteta, duke i cilësuar si përpjekje për të zbehur arritjet e qeverisë. Sipas Ramës, një pjesë e politikës po përpiqet të deformojë realitetin dhe të ndikojë në perceptimin publik.

“Është bërë e vështirë të sigurosh informacion të saktë, sidomos kur ka aktorë që përpiqen të mbulojnë punët e Shqipërisë me mllef dhe negativitet. Ne kemi ende probleme dhe shumë punë përpara, por vendi është në drejtimin e duhur”, u shpreh ai.

Rama nënvizoi se procesi i integrimit europian vijon normalisht dhe mbetet prioriteti kryesor i vendit, duke përsëritur se deklaratat për bllokim të negociatave “janë një gënjeshtër e madhe”.