Edi Rama: Sot duhet të marrim një vendim politik për t’i hapur rrugë zgjedhjeve për një kreytar të ri bashkie në Tiranë. Tirana s’mund të jetë më një trup pa kokë.Kryeministri Edi Rama ka shpallur Ogerta Manastirliun kandidate për të marrë drejtimin e Bashkisë së Tiranës, pas situatës së krijuar në kryeqytet dhe vakumit në drejtim.
Propozimi u bë gjatë punimeve të Asamblesë së Partisë Socialiste, ku Rama prezantoi kabinetin e ri qeveritar dhe programin për mandatin e katërt. Ai e cilësoi Tiranën një emergjencë që “nuk mban më” dhe theksoi se PS duhet të japë një përgjigje të shpejtë dhe të qartë për qytetarët.
Manastirliu, që deri më tani ka mbajtur poste të rëndësishme në qeveri, përfshirë Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Arsimit, shihet si një nga figurat më të besuara të Partisë Socialiste dhe një emër me eksperiencë në drejtim.