Ballina Aktualitet Rama propozon uljen e numrit të deputetëve në Parlament: “101 ligjvënës do...

Rama propozon uljen e numrit të deputetëve në Parlament: “101 ligjvënës do sillnin impakt pozitiv”

Kryeministri Edi Rama ka hedhur sot idenë për reduktimin e numrit të deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë, duke e konsideruar si një hap që do të sillte impakt pozitiv në jetën politike të vendit.

Sipas tij, një parlament me 101 deputetë do të ishte më funksional dhe më përfaqësues, duke shmangur fragmentarizimin dhe konfliktualitetin që ka karakterizuar shpesh politikën shqiptare. Rama u shpreh se një ndryshim i tillë kërkon vullnet politik dhe dakordësi të gjerë mes forcave politike, por theksoi se “është koha për ta hapur këtë debat publik”.

Ky propozim vjen në kuadër të diskutimeve më të gjera për reformat institucionale dhe ndryshimet që lidhen me procesin e integrimit evropian, një nga prioritetet e qeverisë për mandatin e ri.