Ballina Shqiperia ime Rama paralajmëron shkarkime: Nga IMT-të ,te policitë bashkiake

Rama paralajmëron shkarkime: Nga IMT-të ,te policitë bashkiake

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një paralajmërim të fortë gjatë një bashkebisedimi” live” ne rrjetin social facebook mbi aksionin për lirimin e hapësirave publike, duke deklaruar se do të ketë shkarkime të tjera në strukturat vendore.

Sipas Ramës, pas kontrolleve të fundit është konstatuar mungesë veprimi dhe bashkëpunimi nga disa institucione përgjegjëse, ndaj procesi i pastrimit do të nisë “nga Inspektoratet e Mbrojtjes së Territorit (IMT) deri te policitë bashkiake”.

“Duhet shkundje, nuk ka vend për justifikime. Kush nuk e bën punën, do largohet,” u shpreh Kryeministri, duke nënvizuar se operacionet për çlirimin e hapësirave publike do të vijojnë pa ndërprerje në të gjithë vendin.