Ballina Aktualitet Rama në konferencë me presidentin e KE: Hapim të gjithë kapitujt këtë...

Rama në konferencë me presidentin e KE: Hapim të gjithë kapitujt këtë vit, mbyllim negociatat brenda 2027

Kryeministri Edi Rama zhvilloi konferencë të përbashkët në Tiranë, me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa.

Rama u shpreh se të gjitha kapitujt do të hapen brenda këtij viti dhe negociatat do të mbyllen brenda 2027.

“Mirëmbrëma presidenti i KE, sigurisht që kjo është kënaqësi e veçantë për ne, personalisht është kënaqësi që të ritakohem me presdidentinm, që është mik i dashur dhe shumë i mençur. Shumë faleminderit, ne jemi këtu sot, pasi presidenti ka vizituar të gjithë rajonin, është ndalur në Tiranë, nesër do të jetë i pranishëm në samit. Diskutuam për të dyja aspektet që na lidhin me KE dhe BE, për aspektin e provesit tonë të rrugës drejt anëtarësimit. Sot, Shqipëria është zyrtarisht në tryezën e negociatave, synojmë t’i hapim kapitujt brenda vitit. Plani i përbashkët me KE dhe i mbështetur nga vendet anëtare, të arrijmë t’i mbyllim negociatat në 2027. Është plan shumë ambicioz. “, theksoi ai.