Rama ndryshon drejtuesit politik ne disa qarqe, Balluku qendron ne FIER

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste e Shqipërisë ka sjellë ndryshime në drejtimin politik të qarqeve, në kuadër të një riorganizimi të strukturave në terren.

Vendimet janë marrë nga kryeministri Edi Rama, i cili ka nisur lëvizje të disa prej drejtuesve aktualë.

Sipas burimeve, Eduard Shalsi largohet nga drejtimi politik i qarkut të Kukësit dhe është deleguar në një njësi në Tiranë.

Ndërkohë, Elisa Spiropali është deleguar gjithashtu në një njësi në Tiranë, ndërsa mbetet ende e paqartë nëse ajo do të vijojë apo jo në rolin e drejtueses së qarkut.

Deri më tani, i vetmi qark i konfirmuar pa ndryshime është ai i Fierit, ku Belinda Balluku do të vazhdojë të mbajë detyrën e drejtueses politike.

Këto lëvizje pritet të jenë pjesë e një strategjie më të gjerë të Partisë Socialiste për ristrukturimin dhe forcimin e organizimit në nivel lokal.

Ndryshime të drejtuesit politik në qarqe:

Eduard Shalsi largohet nga Kukësi dhe shkon në një Njësi në Tiranë

Damian Gjiknurit i jepet nje Njesi ne Tirane

Xhafaj, Balla dhe Braçe shkojnë te Njësia 5 në Tiranë

Elisa Spiropalit i jepet gjithashtu një Njësi në Tiranë